Secondary Adv

Max Streicher do te ndertoje linjen e interkonjeksionit Shqiperi-Itali


Shqipëria do të filloje shumë shpejt ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Italinë. Në total vlera e projektit mendohet të shkojë në 200 milionë euro. Ndërtimi i kësaj linje u hap rruge investimeve te mëtejshme në fushën e energjisë, sidomos në atë të energjisë së rinovueshme.


Linja e interkonjeksionit Shqiperi – Itali
Hidhet hapi i parë për ndërtimin linjës së interkonjeksionit të energjisë Shqipëri-Itali. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka firmosur në Mynih marrëveshjen e bashkëpunimit me drejtuesit e kompanisë gjermane Max Streicher. Kjo kompani pritet të udhëheqe grupin e punës që do të angazhohet në këtë projekt.
Burime zyrtare të Ministrisë së Energjisë bëjnë të ditur, se në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare kompania do të kryejë studimin e fizibilitetit dhe do të bëjë të mundur financimin e linjës, me investitorë të tjerë që do ti bashkohen projektit. 
Linja e interkonjeksionit pritet të vijojnë me një projekt tjetër, mbetur në harresë, kabllin  nënujor nga Durrësi në Itali, pjesë e projekteve të infrastukturave, projektuar në projektin strategjik rajonal Korridorin 8-të, i cili së fundi ka nisur të riaktivizohet pas një ndërprerje kohore.
Projekti parashikon ndërtimin e linjës Durrës (Shqipëri)-Itali për të realizuar lidhjet energjetike mes dy shteteve, parashikuar deri në 2020. Linja parashikohet të kalojë me kabëll nënujor nga Durrësi në Foxhia (Itali) rreth 330 km. Vlera e këtij projekti pritet t’i kalojë 200 milionë euro dhe shihet me rendësi edhe nga tregu europian.


Reuters: Marrëveshja me Max Streicher, projekt me interes për BE
Marrëveshja e nënshkruar ditën e mërkurë mes Ministrisë së Energjitikës së Shqipërisë dhe kompanisë prestigjioze gjermane Max Streicher për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Itali 200 milion euro ka tërhequr edhe vëmendjen e Reuters.
Në një artikull të gjigantit mediatik, nënvizohet marrëveshja e firmosur nga Ministri Gjinkuri dje në Mynih, dhe ku në bazë të së cilës, Max Streicher do të investojë 200 milionë euro për linjën energjetike me Italinë. Reuters citon edhe deklaPratën e bërë nga ministri Gjiknuri sipas së cilës, “realizimi i këtij projekti krijon mundësi të mëdha për investime të tjera në sektorin e energjisë në Shqipëri, veçanërisht energjisë së rinovueshme”.
Po ashtu Reuters citon edhe fakti se “ky projekt shihet me shumë interes nga Bashkimi Evropian pasi i shërben sigurisë energjetike, dhe integrimin e rajonin e Evropës Juglindore në tregun evropian të energjisë.” Në përfundim të artikullit, Reuters thekson se marrëveshja e djeshme është në vijimësi të reformave të ndërmarra nga ana e qeverisë, mes të cilëve projekti i gazsjellësit TAP si dhe aksioni kundër vjedhjes së energjisë dhe humbjeve në rrjet.


Sipas Reuters, marrëveshja me Max Streicher vjen pas Gjermania financoi, gjysmën si kredi dhe gjysmën si grant, të ndërtimit të linjës së transmetimit 400-kV në 2013 që lidh rrjetet e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministri i Energjisë firmos marrvëshjen në Mynih
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri  ka zhvilluar ditën e mërkurë një vizitë në Mynih të Gjermanisë, ku ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi ne drejtues të kompanisë gjermane për krijimin e një konsorciumi që do të zhvillojë ndërtimin e Linjës së Interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Kompania gjermane Max Streicher do të jetë lideri kryesor i këtij konsorciumi dhe në bashkëpunim me qeverinë shqiptare do të kryejë studimin e fizibilitetit dhe do të bëjë të mundur financimin e linjës, me investitorë të tjerë që do ti bashkohen këtij projekti me një rëndësi për korridorin e energjisë në Evropën Juglindore.


Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mori pjesë dhe Sekretari i Shtetit për Ekonominë dhe Energjinë për landin e Bavarisë, Franz Jozef Pschiere, i cili shprehu interesin e veçante të Qeverisë së Bavarisë për mbështetjen e këtij projekti.


Më të lexuarat